Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Emigrantët do të votojnë për partinë e tyre nga atje ku janë

Berisha: Emigrantët do të votojnë për partinë e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është zotuar se do të marrë zgjidhje problemi i diasporës dhe emigracionit.

Duke folur në tryezën e zhvilluar me Shoqërinë Civile, Berisha tha se do t’u krijohet mundësia që emigrantët të votojnë, për partinë e tyre që nga atje ku janë.

“Një problem madhor që duhet të marrë përgjigje ndaj diasporës dhe emigracionit. Në vitin 2005 vetëm 1% e punonjësve të administratë ishin të arsimuar jashtë, sot janë me mijëra doktor shkencash që janë shkolluar në shkollat më të mira, por asnjëri prej tyre nuk punon do gjykatës.

Studiojnë në shkollat më të mira të kriminalistikës dhe nuk kanë vlerë në vendin e tyre. Nuk do votojmë më shqiptarët pa votuar dhe emigrantët atje ku janë”, tha ai.

Të fundit