Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zv.kryeministër në hije, e përdorte Rama për krimet e tij

Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zv.kryeministër në hije, e

Kryetari i PD Sali Berisha ngriti akuza të drejtpërdrejta edhe ndaj Ergys Agasit, për të cilin tha se ka vepruar si “zv.kryeministër në hije”, duke u përdorur nga kryeministri Rama për kryerjen e një pjese të madhe të veprimeve kriminale të lidhura me pushtetin.

Berisha tha se AKSHI dhe platforma e‑Albania janë shndërruar në instrumente për përfitime financiare të jashtëzakonshme.

“E dëgjuat, 300 apartamente. Ajo lubia që shkonte për të siguruar bukën si bebisitër në rrugët e Athinës. Tani kthehet dhe u vjedh, bebisitër është gjë e nderuar, kthehet dhe u vjedh shqiptarëve 300 apartamente, si j'ua vidhte do thoni?

Ky është provokacioni më i ultë që është bërë në 35 vite ndaj forcave demokrate. Nuk ka patur kurrë. Imagjinoni ju. Imagjinoni në qeverisjen tonë. Dilte prokuroja që e kishim dhe armike atë, si i quajmë, Ina Ramën.

Tani, urdhëroni standardin e hajdutëve. Ju keni vjedhur, jam kryeministër, ju kam vjedhur, do t'ju vjedh. Absolutisht do të përmbysim. Siç kemi përmbysur shtatorin e Enver Hoxhës, do përmbysesh Edi Rama.

Ju më keni dëgjuar mua, sa herë kam lakuar emrin e Ergys Agasit. E çfarë del tani? Ai ishte zëvendëskryeministër në hije. Ishte zv/kryeministër në hije. Pse? Sepse atë përdorte Edi Rama për shumicën e krimeve të tij.

AKSHI, ajo E-Albania, futet këshilltari, koordinatori i bandave me 15-vjeçar, me 1000 euro regjistron biznesin e EA Solution. Me 15-vjeçar, në arkën e tij, në kontot e, në konton e tij 232 milionë euro, pa asnjë shpenzim përveç rrogave të dy vetëve në sipërmarrje.

232 milionë euro, pa importuar asnjë majë lapsi, pa shpenzuar as dhe një fletë format, vetëm duke paguar dy vetë në sipërmarrje dhe paratë tuaja, paratë tuaja nga kopshti privat i Edi Ramës, në kontot e tij. Dhe kjo është vetëm njëra anë.

Rrëmbime, pengmarrje, zhdukje njerëzish, që të gjitha, ju konfiskuan verën e Edi Ramës. Është e Edi Ramës ajo. E mori, mirë e bukur, nga shtëpia ku u konfiskua, nga magazina, nga që qilari, ku u konfiskua, e çoi në, është i filmuar, janë filmuar makinat që shkojnë drejt Lundrës sipër”, deklaroi Berisha.

Të fundit