Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ergys Agasi organizoi rrëmbimin e Arben Ahmetajt

Berisha: Ergys Agasi organizoi rrëmbimin e Arben Ahmetajt

Kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur sot tryezën me partitë opozitare, shoqërinë civile dhe intelektualët, ku ka vijuar akuzat e forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Berisha deklaroi se figura të afërta me kryeministrin janë të lidhura drejtpërdrejt me bandat kriminale dhe kartelet e drogës, duke iu referuar konkretisht Ergys Agasit, të cilin e cilësoi si njeriun më të afërt të Ramës.

Sipas tij, Agasi ka vepruar si ndërmjetës i drejtpërdrejtë i kryeministrit, duke përfshirë edhe episode pengmarrjeje dhe presioni politik. Sipas Berishës, Agasi ka organizuar rrëmbimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në Lugano.

“Ju rikujtoj këtu se Ergys Agasi për llogari të bandave dhe të tij ka larguar nga detyra 3 ministra të brendshëm, kush ishte Ergys Agasi. Njeriu më i afërt në çdo aspekt i Edi Ramës. Njeriu më i afërt, merrte pengje për Edi Ramën dhe organizon t’i sjellë peng edhe Arben Ahmetajn për shkak të denoncimeve që ai i bën nga Lugano. Është shndërruar në rrezik për Evropën ky regjim, imagjinoni çfarë është për qytetarët e vetë. Ministrat, drejtori i policisë, drejtorë agjencish, janë që të gjithë të lidhur këmbë e xhep me klanet e drogës sepse padrino i vendit, e konsideron drogën si rrugën e zhvillimit”, tha ai.

Të fundit