Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Erion Veliaj dhe Edi Rama janë hajdutë të pandarë

Berisha: Erion Veliaj dhe Edi Rama janë hajdutë të pandarë

Ne tubimin e ditës së sotme Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se ishte 100 përqind dakort me çdo fjalë dhe presje te Erion Veliaj. Ndër të tjera Kreu i PD tha se kryetari i Bashkisë së Tiranës  Erion Veliaj dhe Kryeministri Edi Ramës komunikojnë me kode si mafjet dhe se Rama kërcënimeve të Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, ana tjetër e asaj që dëgjuat ju, ishte edhe më e veçantë, më e padëgjuar ndonjëherë, më e pabesueshme.

Njëlloj si në kodet e mafies, Erion Veliaj i dërgoi Edi Ramës mesazhet se ti je ai që zëvendëskryeministri yt ka bërë të pabërat dhe është arratisur.

Dhe guxo po deshe të matemi publikisht se i gatshëm jam.

Guxo po deshe të matemi.

Ajo që ndodhi, asnjë nga ju nuk mund ta imagjinonte, por në mënyrë të përsëritur nga kjo dritare u kam thënë se Edi Rama është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë!

Dhe ju e patë se si, brenda një kohe rekord, për të mos u besuar syve, Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im.

E paimagjinueshme!

Ai deklaroi se jam 100 përqind me çdo fjalë dhe presje dakord me Erion Veliajn.

A ka shëmti më të madhe, a ka kapitullim më të madh, a ka dëshmi më flagrante se Erion Veliaj dhe Edi Rama janë hajdutë të pandarë dhe se ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve?

Miqtë e mi nëse ju, në qoftë se Tirana, shqiptarët, nuk u japin përgjigjen e merituar, këto kalbësira do kundërmojnë për vite e vite mbi qytetin dhe Shqipërinë.

Të fundit