Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Erionit ja anuluan masën e sigurisë, u tërhoqën se do merrte Ramën me vete

Berisha: Erionit ja anuluan masën e sigurisë, u tërhoqën se

Kreu i demokratëve Sali Berisha deklaroi nga mbledhja e kryesisë në selinë blu, se masa ndaj Erion Veliajt është anuluar pasi do të tërhiqte pas vetes edhe Ramës.

Berisha u shpreh se ka nisur një luftë e brendshme mes tyre.

“Në një rrafsh më të përgjithshëm kur e sheh partinë qeverisëse, ajo të duket në agoni. Jo që nuk ka shans për fitore, por e vërteta është se, zgjedhjet dhe fushata po bëhen për të faktori më demaskues se kurrë ndonjëherë i një force politike.

Një luftë e brendshme e tmerrshme mes tyre. Një luftë me dosje anonime. Pas dosjes Nesti Angoni, shpërtheu dosja Zaho Koka. Pra klanet, sulmojnë me dosje anonime njëri-tjetrin në PS duke, të jem i sinqertë, nuk dua ta citoj, por Velica provohet profetike, kur tha që Erioni për 3 orë e merr me vete Edi Ramën. Dhe në fakt Erionit ja anuluan masën e sigurisë, u tërhoqën”, deklaroi Berisha.

Të fundit