Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha feston 81-vjetorin mes deputetëve të PD, tregon 'sekretin' e jetëgjatësisë

Berisha feston 81-vjetorin mes deputetëve të PD, tregon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka festuar sot 81-vjetorin mes deputetëve të PD-së.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Berisha u shpreh ndër të tjera se sekreti i jetëgjatësisë së tij është vetëm puna. 

"Sot e kam nisur ditën me një mesazh mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të madhit Zot, familjes, dashimirësve, miqve dhe të gjithë mbështetësve në këto 35 vite. Nuk kam fjalim, por unë e di se të gjithë ju këtu, këta gazetarë, kameramanë që i kemi të pranishëm dhe të gjithë ata që na ndjekin, e kanë një pyetje. Cili është sekreti i këtij njeriu? Po, Belind, pyesin, cili është sekreti? Se unë sot shkruajta vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty. Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time. Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një, është puna, puna dhe vetëm puna. Edhe njëherë mirënjohje",- është shrehur Berisha. 

Të fundit