All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha: Fitorja në 6 mars i hap rrugë zgjedhjeve të reja të parakohshme

All - Paragraf - 1

Berisha: Fitorja në 6 mars i hap rrugë zgjedhjeve të reja të

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se një rezultat pozitiv të dielën për koalicionin “Shtëpia e Lirisë” i hap rrugë rrëzimit të atij që e ka cilësuar si regjimi i Edi Ramës.

All - Paragraf - 3

Teksa mori pjesë në mitingun përmbyllës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Rrogozhinë, Berisha tha se fitorja në 6 mars është një mesazh shprese i cili hap dyert mundësisë të zgjedhjeve të reja të parakohshme politike.

Data 6 mars është një mesazh shprese i cili çel dyer e mundësisë të zgjedhjeve të reja të parakohshme politike. Shqipëria ka nevojë jetike për zgjedhje të parakohshme largimin me votën e lirë të Edi Ramës, i cili është faktuar një qeveritar i babëzitur i cili ka përdorur pushteti jo për t’ju shërbyer ju bashkë me ministrat por e ka shfrytëzuar për tu pasuruar vetë dhe zyrtarët e tij.

Afera e djegave është vetëm një nga aferat e korrupsionit qeveritar. Të tjera afera do të dalin njëra pas tjetrës”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit