Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Flamur Noka bëri një gabim të madh. Ka fyer çdo bari duke i krahasuar me Rakip Sulin

Berisha: Flamur Noka bëri një gabim të madh. Ka fyer çdo

Kreu i PD, Sali Berisha ka shigjetuar kreun e bashkisë së Kamzës, duke thënë se çdo çoban i vendit është 10 herë më i ndershëm se Rakip Suli.

Nga Kamza, Berisha tha se për të marrë një leje ndërtimi, duhet të takosh vëllanë e Sulit më parë dhe më pas të paguash aty.

“Çfarë lidhje kanë ministrat e tij të cilët vjedhin nga mëngjesi në darkë, ulen në dreka dhe darka me 10 mijë dollarë darkën dhe 1 mijë dollarë biftekun. Këta janë hajdutë të transformuar. Është turp ti mbajmë më shumë ne këta.

Flamur Noka bëri një gabim të madh; ka fyer çdo bari në Shqipëri, duke e krahasuar Rakipin me të. Flamur të garantoj se çdo çoban i këtij vendi, është 10 herë më i ndershëm, më i mirë se Rakip Suli, i cili vetë me sekserët e tij; shkon për të marrë një leje ndërtimi, duhet të takosh vëllanë e Rakipit njëherë, pastaj merr lejen, duhet të paguash njëherë aty.

Po kështu shko te Edi Rama, duhet të takosh Olsin se pa Olsin nuk zgjidhet, vetëkuptohet sa paguan”, tha Berisha nga Kamza.

 

Të fundit