Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha flet nga Kuvendi, mesazh mazhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha flet nga Kuvendi, mesazh mazhorancës: Unë erdha, ju e dini

Lideri i opozitës dhe i demokratëve, Sali Berisha është rikthyer sot në Kuvend, 11 muaj pasi SPAK i caktoi masën “arrest në shtëpi”.

Berisha foli nga Kuvendi duke i dhënë një mesazh të qartë mazhorancës. “Unë erdha, ju e dini vetë”, tha Berisha duke iu drejtuar socialistëve.

“E shoh çehren që ju ka rënë por ia bëtë vetes dhe ju qofshi. Të nderuara deputetë e deputete, të dashur qytetarë. 11 muaj më parë me 21 dhjetor të 2023 Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij që mos të shihte më në këtë sallë Sali Berishën, ëndrrën e tij atërore që mos të shihte opozitë në këtë sallë. Atë ditë tentuan të varrosin demokracinë e pluralizmin”, tha Berisha.

Të fundit