Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha flet për aksionin opozitar: Përfshin mosbindje civile, nuk do jetë ‘gudulisëse’. Demokratët para një misioni historik

Berisha flet për aksionin opozitar: Përfshin mosbindje civile, nuk do

Kryetari i PD Sali Berisha, ka dalë me një paralajmërim të fortë sa i takon aksionit opozitar që pritet në vijim.

Në një prononcim për mediat, pas një takimi me anëtarët e Kryesine e degës së PD në Pogradec, Berisha tha se aksioni do vazhdojë me të gjitha format e protestave përfshirë edhe mosbindjen civile.

Do vazhdojë me të gjitha format e protestave përfshirë edhe mosbindjen civile. Nuk është e dhunshme por edhe gudulisëse nuk mund të them”, tha Berisha.

Kryedemokrati zbardhi edhe pikat e diskutimit në mbledhjen me anëtarët e Kryesine e degës së PD në Pogradec.

Në këtë takim shtrova misionin e madh që ka sot cdo demokrat, PD për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i vërtetë i lirisë së shqiptarëve i cili ka përqendruar në duart e tij duke dhunuar votën. Në garën elektorale të 25 prillit, dua të them se ishte garë mes partisë shtet elektorale dhe subjekteve të tjera, pra nuk ishte garë elektorale.

Po marr faktin e partisë shtet si makineri elektorale, ndaj pushteti i Ramës i përqendruar sot 10% më shumë se në 91 është pushtet i rrezikshëm që ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri të madhe mashtrimi për qytetarët, plaçkitje dhe grabitje, shtetin në një shkelmues të interesave kombëtare.

Demokratët janë para një misioni historik edhe më të rëndësishëm se ai i 91 për të shpëtuar vendin nga ky regjim monist”, tha Berisha.  

Të fundit