Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha flet për bashkëpunimin me Metën: Kemi aleancë të shkëlqyer me Partinë e Lirisë

Berisha flet për bashkëpunimin me Metën: Kemi aleancë

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se PD kaloi një periudhë të vështirë gjatë kohës kur drejtohej nga Lulzim Basha.

Nga Elbasani, Berisha tha se PD përfundoi para alternativës ‘të jesh apo të mos jesh’. Po ashtu, kryedemokrati foli edhe për bashkëpunimin me Partinë e Lirisë. e drejtuar nga Ilir Meta.

Berisha: PD-ja kaloi një periudhë të pashembullt, por e vërteta është se ajo përfundoi para alternativës ‘të jesh apo të mos jesh’. Kjo sepse njeriu që drejton ekzekutivin shqiptar është një njeri, politikan që nuk ka asnjë vlerë, asnjë parim, asnjë ideal, asnjë besim. Njeri i cili u vërsul mbi opozitën dhe shfrytëzoi dobësitë e drejtimit të saj. Mori peng kreun e saj.

Shkatërroi votën e shqiptarëve, u rrëmbeu votën, e zhvlerësoi, e përzuri votën nga partia e tij. bëri që edhe në partinë tonë, 1958 të quhej 5200. Ky ishte realiteti. Por ne prap u ngritëm me idealet tona, në kushte të vështira, në një mision që shumë e shikonin si të pamundur. Por jo, ne patëm si leva të Arkimedit përsëri, lirinë dhe idealet tona të lirisë.

Ne vijmë sot në këtë moment para shqiptarëve, për të përmbysur monizmin e Edi Ramës më të përgatitur se kurrë. Ne paraqesim para shqiptarëve kandidaturat e lirisë, jo të shpellave, jo të zarfave dhe klaneve mafioze. Avantazh i jashtëzakonshëm. Ne kemi një aleancë të shkëlqyer me Partinë e Lirisë dhe të gjitha forcat opozitare të cilat besojnë se ky regjim duhet përmbysur një minutë e më parë.

 

Të fundit