Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha flet për sulmin: Rama nxori një frikacak të gjuante, por kauza nuk vdes kurrë

Berisha flet për sulmin: Rama nxori një frikacak të gjuante, por

Në aktivitetin e organizuar me rastin e Ditës së Rinisë dhe Lëvizjes së Dhjetorit, kryetari i PD, Sali Berisha foli sërish për sulmin fizik ndaj tij.

Duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës, kryedemokrati tha se kauza nuk vdes kurrë. Ai i thotë prerë kryeministrit se demokratët nuk do ia falin më votën.

“Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë.

Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë. Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë!

Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim. Mjerë ti që ke prekur votën tone”, tha Berisha.

Të fundit