Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Berisha flet për 'La Stampa': Stop qendrave çnjerëzore të emigrantëve, Ramën do ta mposht me një Trump-ist

Letizia Tortello, LA STAMPA
Bota po ndryshon shpejt dhe kukullat e Soros si Edi Rama, anëtarët e korruptuar të lobit të tij, do të ‘fshihen’. Sali Berisha është në formë të shkëlqyer. Tetëdhjetë vjeç, ish-president (dhe kryeministër i parë) i Shqipërisë për pothuajse të gjitha viteve '90. Në Itali e kujtojmë për paroditë në ‘Striscia la Notizia’ (Striscia la Berisha), por kardiologu, një lider këmbëngulës i opozitës shqiptare, është rikthyer në vendin e parë të pistës së politikës së vendit të tij, pas 11 muajsh arrest shtëpie, si pjesë e një hetimi për korrupsion të presupozuar.
Në Tiranë kryeministri Edi Rama ka vetëm një kundërshtar të dhe ai kundërshtar është pikërisht ai. Ai flet për veten në vetën e tretë (Sali Berisha), me zë më të gjallë se zakonisht. Ai do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit, në përpjekje që përmes PD t'i rrëmbejë fitoren kreut socialist, i cili kërkon të rizgjidhet për herë të katërt. Qendra e djathtë e Berishës është aleate me ‘Forza Italia’, sapo është ftuar në kongresin e CDU-së gjermane të Merz-it dhe është larguar si vëzhgues në EPP-në europiane. Rama dhe Berisha, armiq të përjetshëm bëjnë luftë me njëri – tjetrin përmes deklaratave dhe dosjeve helmuese. Tani hija e Trump duket mbi tokën e shqiponjave, si dhe mbi të gjithë Ballkanin Perëndimor. Dy pretendentët po përpiqen të fitojnë favorin e Uashingtonit. Por politikani i qendrës së djathtë është i bindur se ‘ka filluar të fryjë era kundër Ramës’.
Me presidentin e ri të SHBA-së, ekuilibrat rajonalë mund të pësojnë tronditje të dhunshme. Shenja e parë është zgjedhja e strategut të Berishës për fushatën elektorale: Chris LaCivita. Një republikan deri në palcë, MAGA është njeriu që e çoi Trumpin në triumf. ‘LaCivita më mbështet. Slogani është, sigurisht, Make Albania Great Again’.
Z. Berisha, Kryeministrja Meloni dëshiron të transformojë qendrat shqiptare të emigrantëve në CPR, mund të përdorë një modifikim të marrëveshjes. Nëse fitoni në votime, a jeni gati?
‘Jo. Ne nuk do të ndryshojmë asgjë në këtë kontratë, por do ta respektojmë. Ne kundërshtuam qendrat e emigrantëve në Shqipëri, për arsye humanitare edhe e apeluam. Gjykata Kushtetuese shqiptare ka deklaruar se ato janë në përputhje me ligjet, ndaj nëse vijmë në pushtet nuk do të ndryshojmë asnjë presje dhe do të respektojmë marrëveshjen. Meloni gjithashtu arriti që emigrantët të mund të vëzhgohen edhe nga OKB-ja. Italia është një vend mik, ‘Forza Italia’ e qendrës së djathtë ka qenë gjithmonë aleate, kemi marrëdhënie edhe me ‘Fratelli d’Italia’ dhe Salvinin. Megjithatë, ajo që është e sigurt është se pasi të kalojnë 5 vitet, kontrata me Italinë nuk do të rinovohet’.
Por çfarë mendojnë realisht Rama për qendrat e emigrantëve, nisur nga dështimet që kanë pasur deri tani? A keni mundur ta kuptoni?
Kam dëgjuar thashetheme kontradiktore, në shumë versione. Nuk e di nëse ka ndonjë ndryshim në mendje me Melonin. Rama është i aftë për çdo gjë, për të patur apo blerë influencë, është një njeri pa parime, një kumbar i vërtetë. Por unë do t'ju them se qendra e Shëngjinit dhe e Gjaderit nuk janë debat i fushatës elektorale.
Ju po bëni deklarata shumë të forta për Ramën, a e kuptoni këtë?
Mund të shtoj edhe më keq, Shqipëria e Edi Ramës është një narko-shtet i vërtetë në zemër të Europës dhe ne do të bëjmë gjithçka për të hequr qafe këtë narko-diktaturë të një lloji El Chapo në zyrën e një kryeministri. Në këtë kontekst, unë mendoj se ne do të fitojmë, edhe pse ai tashmë ka filluar të mashtrojë.
Afirmimet tuaja janë për të bërë denoncim...
Ne i dimë shumë mirë se paratë e pakufizuara që Rama ka në dispozicion, vijnë nga kanale të errëta të nëndheshme. Ai jep leje ndërtimi dhe kontraktorët paguajnë shuma të mëdha. Korrupsioni është kombëtar dhe transnacional, ky është realiteti shqiptar. Sapo ka shpërthyer një skandal me arrestimin e njeriut të besuar të tij, Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës.
Njeriu që i ndryshoi fytyrën kryeqytetit, duke e bërë atë të ri dhe plot ngjyra, pas komunizmit? Veliaj ishte mik me shumë politikanë dhe administratorë të ministrisë europiane.
Ai sapo është arrestuar për korrupsion, pastrim parash dhe deklarim të detyruar të pasurisë. Velloja e mbrojtjes u gris pasi opozita protestoi për 44 javë para Bashkisë së Tiranës kundër këtij njeriu të pakontrolluar. Thuhet se Rama e sakrifikoi për të shpëtuar vëllain e tij.
Le të kthehemi te fushata elektorale dhe aleancat e Shqipërisë në botë. A është e vërtetë që Trumpiani i republikanëve, Chris LaCivita, është bërë strategu juaj?
Sigurisht, ai fluturoi drejt Shqipërisë dhe ne po organizohemi. Ai erdhi për të më ndihmuar të çmontoj këtë kopsht të George Sorosit, promovuesit të politikave që përçajnë shoqërinë si ato që mbrojnë se nuk ekzistojnë vetëm dy gjini, burri dhe gruaja. Soros është ‘kryekorruptuesi’, ai bleu politikanët në mbarë botën me armën e ekstremizmit të majtë, Rama është kukulla e tij dhe e djalit të tij Aleksit, i cili çdo dy-tre javë kalon disa ditë në vendin tim për arsye shumë të errëta.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43