Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha flet për protesta të fuqishme: Agjenda për betejën me Ramën është më e madhe se mali i Dajtit

Berisha flet për protesta të fuqishme: Agjenda për betejën

Kryedemokrati, Sali Berisha thotë se PD po ecën në shumë plane paralelisht. I pyetur nga gazetarët në oborrin e Kuvendit, Berisha tha se një prej planeve është protestat e fuqishme, ndërsa shtoi se agjenda për betejën me Ramën është më e madhe se mali i Dajtit.

Pyetje: Z. Berisha, a keni një plan nëse gjykata do të vendosë kundër votimeve në PD?

Berisha: Problemi është se ne po ecim me shumë plane. Njëri është plani i protestave të fuqishme kundër Edi Ramës, dhe ky nuk është i vetmi. Plani i dytë është i primareve dhe i standardeve të reja demokratike. Plani i tretë është plani i angazhimit maksimal të shoqërisë në këtë betejë. Pra është një betejë shumë planëshe.

Pyetje: A mund të jenë të suksesshme protestat tani që kryeministri u tërhoq nga fasha 800KW?

Berisha: Fasha 800KË është shpallur para një muaj, ndërsa vjeshta e protestave është një ide e kahershme që duhet të materializohet sa më shpejt. Unë e quajta palosjen e tij nga ultimatumi i opozitës. Ajo u shtua në agjentë. Por agjenda për betejën me Ramën është më e madhe se mali i Dajtit, po ta quaj në mënyrë figurative.

 

Të fundit