Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha flet për shpalljen “non grata” dhe rikthimin, gazetari i The Washington Diplomat kujton takimin e parë në ‘94

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për Larry Luxner të “The Washington Diplomat”. Ai ka folur për shpalljen e tij “non grata”, vendim pas së cilit, Berisha thotë se fshihet filantropisto George Soros.
Berisha ka treguar edhe periudhën pas komunizmit, ku Shqipëria u mbështet financiarist nga Soros.
Kryedemokrati thotë se pasi u njoh më mirë me Sorosin dhe bindjet e tij, i doli kundër. Berisha ka folur gjithashtu edhe për rikthimin në pushtet, duke shprehur bindjen se do ta qeverisë vendin më mirë se Edi Rama, ndaj të cilit ngre një sërë akuzash.
Në artikullin e tij, gazetari Larry Luxner tregon edhe takimin e parë me Sali Berishën në qershor të ’94. Ai shkruan se si ndryshoi vendi pozitivisht nën drejtimin e Berishës pas rënies së komunizmit.
Intervista është zhvilluar në 12 shtator, në 24 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, detaj të cilin, Luxner e evidenton në artikull.
Më tej ai përshkruan edhe zyrën e Berishës, në të cilën gjendet sende dhe foto që dëshmojnë karrierën e tij të gjatë politike, në momentet më të rëndësishme të saj.
Shkrimi i plotë:
Më 2 qershor 1994, teksa isha me shërbim në Ballkan, arrita të siguroja një intervistë njëorëshe me Sali Berishën, lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në historinë e Shqipërisë.
Atëherë e ardhmja dukej e ndritur për ish-kardiologun, i cili dy vjet më parë kishte marrë presidencën e vendit të tij të varfër e të izoluar, duke pasuar komunistin e linjës së ashpër Ramiz Alinë, në atë kohë në arrest shtëpie.
Nën drejtimin e Berishës, Shqipëria kishte ulur inflacionin galopant në numra dyshifrorë nga tre më parë, arriti një rritje ekonomike prej 9% më 1992 dhe reduktoi ndjeshëm borxhin publik. Gjatë tre viteve të para në pushtet të Berishës, 75% e prodhimit të përgjithshëm bruto të Shqipërisë u sigurua nga sektori privat.
Në rang ndërkombëtar, Berisha pati marrëdhënie të ngushta miqësore personale me Presidentin George H.W. Bush dhe Sekretarin e Shtetit James A. Baker III— siç u evidentua edhe nga një takim në Shtëpinë e Bardhë në qershor 1992 – dhe ishte gjerësisht i respektuar për suksesin në kthesën që bëri vendi më i varfër i Evropës.
Si kanë ndryshuar kohët!
Muajin e kaluar, unë dhe Dr. Berisha u takuam sërish, këtë herë në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë. Por tani, 28 vjet më pas, ish-kreu i shtetit udhëheq opozitën, i ngecur në konflikte me disa nga anëtarët e partisë së tij dhe e ka të ndaluar të shkelë në Shtetet e Bashkuara.
Në maj 2021, Sekretari Shtetit Antony Blinken ndërmori hapin e pazakontë të deklaronte 78-vjeçarin person non grata “për shkak të përfshirjes në korrupsion serioz”.
Berisha i mohon akuzat e paprovuara dhe fajëson Soros për përhapje gënjeshtrash. Si kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013, thotë Blinken në një deklaratë zyrtare, “Berisha u përfshi në akte korrupsioni si përvetësim fondesh publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitim personal dhe për pasurimin e aleatëve politikë dhe të anëtarëve të familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë”. “Për më tepër, vetë retorika e tij demonstron se ai është i gatshëm të mbrojë veten, familjarët dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, masave anti-korrupsion dhe të llogaridhënies”, shtoi Sekretari i Shtetit.
Sikur të mos mjaftonte, ndalimi i vajtjes në SHBA përfshin edhe gruan e politikanit veteran, Liri Berisha; djalin e tij, Shkëlzen Berisha, dhe vajzën Argita Berisha Malltezi.
“Siç e keni marrë vesh besoj, jam futur në listën e zezë nga Anthony Blinken”, thotë me një buzëqeshje Berisha, teksa më fton të ulen. Më pas i mohoi me zjarr të gjitha akuzat dhe fajësoi filantropistin George Soros për problemet aktuale.
“Kjo erdhi tetë vjet pasi nuk kisha më ndonjë rol drejtues, as ndonjë lloj pushteti ekzekutiv. Isha thjesht deputet”, thotë. “Dhe gjatë periudhës në pushtet kam pasur marrëdhënie shumë të mira me Shtetet e Bashkuara. Kurrë nuk i kam kursyer përpjekjet për të marrë vendime me interesat e SHBA në mendje”.
Ai shton: “Në 16 vjetët e fundit, gruaja ime punon si vullnetare për fëmijët autikë në një qendër të ngritur me mbështetje të fortë nga Autism Speaks. Ajo është sanksionuar, si edhe fëmijët, për shkakun tim. Nën drejtimin e Trump kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë.
Britania fut Berishën në listën e zezë, ndërsa Kongresmeni Republikan e mbron
Kambanat e kishës aty pranë ranë zhurmshëm gjatë takimit tonë të 12 shtatorit, i cili rastwsisi me 24-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, lideri i studentëve që bënë të mundur përmbysjen e regjimit komunist të Shqipërisë. Hajdari u qëllua për vdekje vetëm pak hapa larg hyrjes së selisë së partisë ku po zhvillohej takimi ynë.
Berisha, tani lider i opozitës së vendit, është armiku politik i kryeministrit aktual Edi Rama, i cili e mban postin që më 2013 dhe drejton Partinë Socialiste që më 2005.
Pavarësisht problemeve, Berisha ka miq të fuqishëm në Capitol Hill. Vitin e kaluar, kongresmeni republikan Lee Zeldin akuzoi administratën Biden për “sjellje të dyshimtë e të papranueshme” në ndëshkimin e Berishës.
“Prej muaj të tërë, Departamenti i Shtetit refuzon në mënyrë të përsëritur të japë një përgjigje reale, të detajuar, për akuzat për ‘korrupsion serioz’ të përdorura për sanksionimin e Berishës," thoshte Zeldin. “Pavarësisht kërkesave të shumta për takim dhe informacion shtesë, Departamenti i Shtetit ka ofruar vetëm përgjigje sporadike, jo bindëse, që i vijnë rrotull pyetjes dhe nuk iu adresohen akteve specifike të zotit Berisha që cilësohen si ‘korrupsion’ apo procesit vendimmarrës që administrata ka përdor për përcaktimin e sanksioneve si ato të duhurat”.
E megjithatë nuk është vetëm Uashingtoni që ka futur Berishën në listën e zezë. Në korrik, Berisha konfirmoi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook se i ishte ndaluar hyrja edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
“Këtë javë ndërmorëm masa ndaluese kundër disa individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara e të publicizuara mirë me kriminalitetin dhe korrupsionin”, tha në një deklaratë Stuart Peach, i dërguari special i Britanisë në Ballkanin Perëndimor. “Kjo është vala e parë e një serie aksionesh që synojnë inkurajimin e llogaridhënies dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë”.
Kjo bëri që Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, të postonte këtë koment në Twitter më 21 korrik: “E mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shkelur ligjin – me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion serioz dhe kanë minuar demokracinë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”.
Ambasadorja prej shumë kohësh e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta Luli-Faber, e cila u emërua në post nga qeveria e Ramës tetë vjet më parë, nuk pranoi të prononcohej për këtë artikull.
Ndryshim në erën post-komuniste
Zyra e Berishës është e zbukuruar me kujtime nga koha në pushtet, përfshirë një medaljon bronzi me pamjen e Ibrahim Rugovës, dhënë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Mbi një tavolinë mbledhjesh qëndron një emblemë e NATO-s e gdhendur në dru – përkujtimore e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë më 2009 – që ka të skalitura firmat e liderëve të çdo vendi anëtar të NATO-s, përfshirë Tony Blair të Britanisë, Jacques Chirac të Francës, Presidentit çek Vaclav Havel, Gerhard Schröder të Gjermanisë, dhe Presidentit Bill Clinton.
Raftet e zyrës mbajnë qindra libra. Ata shkojnë nga “L’Italia Che Ho in Mente” (Italia që kam në mendje) e Silvio Berlusconit dhe “The Deep State of Europe” (Qeveria nën hije e Evropës) nga Basil A. Coronakus, deri në raporte vjetore të Amnesty International dhe Freedom House. Në kohën e intervistës, Berisha – një historian i pasionuar – po lexonte “Losing the Long Game: The False Promise of Regime Change in the Middle East” (Humbja e lojës së gjatë: Premtimi fals i ndryshimit të regjimeve në Lindjen e Mesme) nga Philip H. Gordon, diplomat karriere nga SHBA.
Admirimi i Berishës për Shtetet e Bashkuara nuk është i pazakontë për këtë vend ballkanik ende relativisht të izoluar prej 2.9 milion banorësh.
Më 1946, pas pushtimit italian e gjerman në gjatë Luftës II Botërore, diktatori Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me Uashingtonin. Hoxha, një izolacionist që i urrente Shtetet e Bashkuara, sundoi me brutalitet deri në vdekjen e tij, më 1985, dhe vetëm me shembjen e komunizmit më 1991 u rivendosën marrëdhëniet dypalëshe.
Në tri dekada që atëherë, Shqipëria ka ndryshuar nga një vend i mbyllur fanatik marksist i stilit koreano-verior në një nga vendet më pro-amerikane në botë.
Berisha thotë se është ironike që në kohën e shembjes së komunizmit në Evropën Lindore ai e vlerësonte shumë Sorosin.
“Në atë kohë, shoqëria civile nuk ekzistonte. George Soros dha ndihmë financiare dhe për këtë i isha shumë mirënjohës”, thotë për të mbijetuarin e holokaustit. “Por, vite më pas, e pashë që modeli i tij ishte monist”.
Kjo ishte arsyeja pse Berisha kundërshtoi përpjekjet e Fondacionit për Shoqëri të Hapur – një OJQ që e quante veten “financuesi privat më i madh në botë i grupeve të pavarur që punojnë për drejtësi, qeverisje demokratike dhe të drejta njerëzore” – për të reformuar sistemin e trazuar gjyqësor të Shqipërisë.
“U punësua një grup ekspertësh, thuajse të gjithë anëtarë të Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe të gjithë majtistë, përfshirë Luan Omarin, hartuesin e kushtetutës më të keqe që bota ka parë ndonjëherë, e cila, më 1974, e shpallte Shqipërinë shtet ateist”, tregon Berisha. “Ajo e deklaronte Shqipërinë edhe diktaturë të proletariatit dhe thoshte se ishte forma më e pastër e demokracisë. E kam jetuar atë kohë”.
Ëndrra e rikthimit në pushtet
Ndërkaq, sipas Berishës, Soros dhe Fondacioni i tij nisën të përfshihen shumë në konfliktin midis Serbisë e Kosovës.
“Pasi dy vendet nënshkruan një marrëveshje të përgjithshme në Bruksel më 2014, ato nisën bisedimet për ndryshime kufijsh. Kjo u prezantua si projekt i degës së Beogradit të Fondacionit të Sorosit”, thotë. “E kundërshtova sepse unë jam për ruajtjen e kufijve aktualë. Nëse hap Kutinë e Pandorës në këtë rajon, nuk merret vesh se ku i del fundi”.
Para se ta mbyllnim bisedën, e pyeta Dr. Berishën nëse do të dëshironte të rikthehej në postin e dikurshëm, pavarësisht moshës dhe faktit se dy nga demokracitë më të mëdha në botë ia kishin ndaluar hyrjen.
“Pa diskutim”, u përgjigj pa hezituar, duke shtuar se do të bënte një punë shumë më të mirë se Rama, i cili qeveris aktualisht Shqipërinë. Nga 2006 deri më 2013, gjatë qeverisjes së tij, thotë se Shqipëria pati rritjen e pagave mesatare më të lartë në Ballkan; tani është më e ulëta.
Për më tepër, midis 2014 e 2021, rreth 744 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi drejt shteteve të BE, thotë duke cituar shifra nga Eurostat. Ata përfaqësojnë 26% të popullsisë së Shqipërisë dhe nuk përfshijnë të emigruarit në SHBA, Kanada, apo juridiksione të tjera jashtë BE.
“Paga mesatare këtu është vetëm 380 euro në muaj. Edhe Kosova e ka 20% më të lartë”, ankohet. “Papunësia këtu zgjidhet vetëm duke ikur nga vendi”.
Ndërkaq, Berisha i ka shkruar një letër Blinkenit me të cilën i kërkon Departamentit të Shtetit të bëjë publike çfarëdo prove që mund të kenë kundër tij.
“I shkrova edhe se nuk kanë për të gjetur ndonjë as për 100 vjet”, thotë Berisha. “I thashë ‘do t’ju padis në Paris për shpifje, jo që ju të ndryshoni vendimin se kush duhet e kush nuk duhet të hyjë në SHBA, por sepse ju më keni shkelur dinjitetin dhe nderin tim’”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43