Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha flet si kryeministër: Do ta heq taksën e Rrugës së Kombit, u vendos si ndëshkim

Berisha flet si kryeministër: Do ta heq taksën e Rrugës së

Ish kryeministri Sali Berisha garanton se me ardhjen e tij në pushtet do të heq taksën e rrugës së Kombit.

Në një takim në Kukës në sajë të fushatës për garën për kreun e PD, Berisha tha se taksa u vendos si ndëshkim për Kukësin pas ndërtimit të rrugës.

“Ju garantoj se Taksa që është taksë turpi do hiqet dhe ajo rrugë ashtu sic ka emrin do mbetet rruga e Kombit dhe pa asnjë lloj takse.

Ajo është një taksë që shpreh jo pak qëndrimin e tij se u vendos mbi atë bazë se Kukësi ka marrë shumë dhe tani Kukësi e Kosova duhet të paguajnë pse u ndërtua rruga. Është një taksë e vendosur si urrejtje e ndëshkim për ndërtimin e rrugës, nuk ka taksa në sistemin rrugor në vend.

Të gjitha zonat janë më të pasura se Kukësi, që është qarku më i varfër në Europë. 14-16 vjet mbrapa Tiranës”, u shpreh Berisha.

Të fundit