Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ftoi të përjashtuarit nga Basha, reagon Patozi: Faleminderit, por nuk jam në kërkim

Berisha ftoi të përjashtuarit nga Basha, reagon Patozi: Faleminderit,

Ish-kryetari Sali Berisha ftoi të gjithë të përjashtuarit nga Lulzim Basha që të rikthehen në Partinë Demokratike.

I pari që ka reaguar është Astrit Patozi, dikur numri dy i PD-së. Ai nuk e pranon ftesën e Berishës, ndërsa thotë se ndihet “rehat” me jetën që bën aktualisht.

Një tjetër arsye që evidenton Patozi, është edhe gjendja aktuale në të cilën ndodhet partia më e madhe opozitare.

“Faleminderit që na kujtojnë ende, por unë nuk jam në kërkim të ndonjë partie. Aq më pak të atij lloji, që janë katandisur si mos më keq nga drejtimi i gabuar për një kohë të gjatë dhe të pandërprerë.

Ndihem shumë rehat sot me jetën dhe lirinë time, ndërkohë që për asnjë çast në këtë botë nuk kam menduar se politikë bëhet vetëm brenda një partie dhe vetëm rrotull një udhëheqësi legjendar dhe të pagabueshëm”, shkruan ndër të tjera Patozi.

Të fundit