Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton qytetarët në protestë: Me 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës

Berisha fton qytetarët në protestë: Me 24 janar, Tirana, sheshet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka ftuar nga Lezha qytetarët që ti bashkohen protestës së 24 Janarit që do të mbahet tek kryeministria. ‘Me 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës. Ndaj dhe u ftoj të derdhemi të gjithë në Tiranë për të treguar vendosmërinë tonë për të larguar me vendosmëri këtë qeveri nga pushteti’, theksoi Berisha.

Berisha: Ju falënderoj shumë për ndërhyrjet tuaja, për këtë pritje.
U garantoj se PD do përmbushë misionin e saj, detyrimin që ka për të garantuar notën e lirë të shqiptarëve dhe fitoren e opozitës.
Me 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës.
Ndaj dhe u ftoj të derdhemi të gjithë në Tiranë për të treguar vendosmërinë tonë për të larguar me vendosmëri këtë qeveri nga pushteti.
U garantoj se PD është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të ripërtëritjes, të përpunimit të programit dhe strategjisë për të realizuar misionin e saj, përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri dhe rikthimin e demokracisë.
Rrofshi ju, rroftë Lezha, rroftë Shqipëria.

Të fundit