Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton qytetarët në protestë: Çmimi i naftës, një shkak madhor për t’u përballur me këtë qeveri

Berisha fton qytetarët në protestë: Çmimi i naftës,

Në një takim të mbajtur ditën e sotme me ekspertë për çështjen e karburanteve, kreu i PD, Sali Berisha ftoi qytetarët në protestën e 17 prillit, pasi ngriti një sërë problematikash dhe akuzoi qeverinë Rama për politika të gabuara dhe abuzime, duke përfshirë edhe kontrabandën e karburanteve.

"Sigurisht që janë përgatitur ligjet dhe amendamentet për të ndërhyrë qoftë në taksën e qarkullimit, qoftë edhe në akcizë.
Dhe ndërhyrja është shumë e domosdoshme sepse e vërteta është që kjo krizë energjie, e krijuar nga lufta në Lindje të Mesme, nuk mund të parashikohet.
Dhe në fakt po të kemi parasysh gjeografinë e naftës, i intereson shumë Europës, është importues nga ajo zonë Europa, importues kryesor dhe kushtet në të cilat Rusia në armiqësi dhe në luftë kundër Europës.
Pra, kjo është një krizë ndaj të cilës duhet qëndruar me vendosmërinë më të madhe.
Ne do dërgojmë në parlament, dhe shanset janë joreale që aty të prevalojë arsyeja, por përsëri unë ftoj qytetarët që kanë automjete, ftoj fermerët që nuk punojnë dot tokën, ftoj ata pensionistët që nuk përballojnë dot çmimet të ngrihemi në revolta të fuqishme.
Edi Rama, në akt të paprecedent mbylli dyert drejtësisë për të ndëshkuar korrupsionin.
Nxorri veten dhe qeverinë mbi ligjin me aktet, të cilat janë me pasoja shumë shumë të rënda për një vend.
Dhe në këtë kuadër, mbetet vetëm revolta jonë.
Dhe çmimi i naftës është absolutisht një shkak madhor për t’u përballur me këtë qeveri gjer në rrëzimin e saj", tha Berisha. 

Të fundit