Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton qytetarët në protestë: Nesër në 11:00 tek Ura e Dajlanit, duan të helmojnë Durrësin

Berisha fton qytetarët në protestë: Nesër në 11:00 tek

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka ftuar qytetarët nesër në protestë në orën 11:00 tek Ura e Dajlanit.

Berisha tha se protesta do të bëhet për lëndët toksike që pritet të mbërrijnë në Shqipëri, për t’i thënë “jo” helmimit të Durrësit.

“Të dashur miq, nesër në ora 11, thirrja ime për mbarë qytetarët e Durrësit, Kavajës, mbarë demokratët kudo që janë, në ora 11, te Ura e Dajlanit sepse kthehet në Durrës kontejnerët e helmit.

Kthehen në Durrës nga Tajlanda, Singapori e ku shkuan, kontejnerët plot helme. Ia refuzoi Turqia, ia refuzoi Italia, ia refuzoi çdo vend.

Do të helmojë Durrësin, të gjithë në Durrës, të gjithë në betejë. Është radha jonë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!”, deklaroi Berisha.

Të fundit