Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton qytetarët në protestë sot në orën 18:00: Të firmosim fundin e këtij regjimi

Berisha fton qytetarët në protestë sot në orën 18:00:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për gazetarët, u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e thirrur sot në orën 18:00 në Tiranë, duke e cilësuar 20 shkurtin si një datë historike për vendin.

Berisha krahasoi 20 shkurtin e vitit 2026 me 20 shkurtin e vitit 1991, duke theksuar se kjo datë simbolizon një tjetër moment kthese për Shqipërinë.

Kreu i demokratëve ftoi çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike apo pakënaqësive të brendshme, që të bashkohen kundër asaj që ai e cilësoi si një regjim që po “shterron lëndën kombëtare” dhe po shkatërron vendin.

PJESE NGA DEKLARATA

Sot është dita e historisë, jo vetëm e 20 shkurtit të vitit 1991, por po kaq e 20 shkurtit të vitit 2026.
20 shkurti i vitit 1991 solli pranverën e demokracisë.
Solli çlirimin e Shqipërisë nga kulti më mizor që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre.
20 shkurti i vitit 2026 do të sjellë pranverën e re, do të sjellë përmbysjen e hajdutit më të keq, më të pamëshirë që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre.
Ndaj dhe jam këtu për të ftuar çdo qytetar shqiptar, çdo opozitar, qytetarë të të gjitha bindjeve, të të gjitha besimeve, pavarësisht se çfarë mendimesh, opinionesh, kritikash, pakënaqësirash, objeksionesh që mund të kemi për njëri-tjetrin, të bashkohemi të gjithë kundër kësaj të keqe që po shterron lëndën tonë kombëtare, kombin tonë.
Po shkatërron Shqipërinë.
Sot është një ditë që çdo qytetar të shprehë zemërimin e tij në sheshin e dinjitetit, e guximit, e misionit.
Ndaj dhe edhe njëherë, ftesa ime për mbarë shqiptarët, në një uragan të fuqishëm që Tirana nuk e ka parë nga viti 1991, të bashkohemi për të firmosur së bashku fundin e këtij regjimi dhe fitoren e të ardhmes tonë.
Fitoren tonë!

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit