Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton të rinjtë në protestë: Lubia ka 300 apartamente, juve u duhen 104 vite punë për një shtëpi

Berisha fton të rinjtë në protestë: Lubia ka 300

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar të rinjtë të marrin pjesë në protestën e 8 majit, duke e fokusuar mesazhin e tij tek gjendja ekonomike dhe pamundësia për të ndërtuar jetën në Shqipëri.

Nga Foltorja, Berisha tha se të rinjtë përballen me një realitet ku çmimet e banesave janë të papërballueshme në raport me pagat.

“Sonte unë kam një thirrje për çdo të ri shqiptar. Të jesh i ri dhe të ndërtosh jetën në Shqipëri, sot e vërteta është mision pothuaj i pamundur. Kjo, jo për fajin tuaj. nJo prej paaftësisë tuaj siç shpesh përpiqen t’ua thonë, as për dembelizmin tuaj. Por si mund të ndërtosh jetën në një vend ku Lubi Balluku zotëron 300 apartamente, ndërsa një të riu i duhen 104 vite punë për të blerë një apartament në kryeqytet.

Si mund të ndërtosh jetën në një vend ku Ergys Agasi, koordinator i Edi Ramës me kartelet e drogës dhe krimit të organizuar, zotëron mbi 20 lloj pasurish, apartamente, garazhe, troje, pyje, resorte, automjete luksoze, të gjitha pasuri të vëna nga paratë e vjedhura qytetarëve, nga paratë e krimit që ai ndan me Edi Ramën.

Si mund të ndërtosh jetën në një vend ku Linda Karçanaj e AKSHI-t merret një ditë në mbrojtje nga Edi Rama dhe deklaron se ajo jeton në shtëpi me qira dhe pak javë më vonë dalin apartamente, vila në qytete të ndryshme, ullishte, automjete luksoze, llogari të shumta bankare, të gjitha në pronësi të Lindës së AKSHI-t, të gjitha këto para të vjedhura qytetarëve shqiptarë.

Prandaj thirrja ime për çdo të ri, më 8 maj, me zemërim, me revoltë, të zbresin në shesh për të ardhmen e tyre. Thirrja ime për prindërit, veçanërisht për çdo prind që ka fëmijë, por edhe ata që kanë nipër e mbesa, sot më shumë se kurrë duhet të protestoni për jetën dhe sigurinë e fëmijëve tuaj. Duhet të protestoni për pagat e ulëta”, tha Berisha nga Foltorja.

Të fundit