Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Fushata e Ramës është feministe në aparencë, por mizogeniste në thelb

Berisha: Fushata e Ramës është feministe në aparencë,

Në konferencën ndërkombëtare ‘Global She’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u zotua se PD do bëjë gjithçka për suksesin e grave dhe vajzave në Shqipëri. Ndërsa duke komentuar deklaratat e Ramës, Berisha u shpreh se, fjalori i Ramës është mizogenist.

Berisha: Unë u garantoj ju se në programin tonë ne do bëjmë gjithçka, ne do bëjmë përpjekje serioze për suksesin tuaj në biznese.
Për suksesin tuaj në jetën akademike.
E gjitha kjo në mënyrë që ju të shpalosni aftësitë e mëdha që keni në dobi të familjeve tuaja, në dobi të shoqërisë shqiptare.
Nuk ka potencial më të madh, karriera e gruas është një potencial i madh për shoqërinë.
Kjo është e vërteta.
Ndaj dhe ne zotohemi që, përveç përfshirjes në të gjitha instancat e qeverisjes, të krijojmë linja të veçanta krediti për bizneset tuaja, për problematikat që keni.
Nuk premtoj gjë për shkollimin se shkollimin e merrni vetë ju, se ua kaloni, e thashë edhe njëherë, ju në shkollim jeni më të mirat. Kjo është e vërtetë.
Jo vetëm në shkollim, testi i Flinit, i cili gjer para të themi 15 vitesh dilte gjithnjë me diferencë nga burrat, tani është përmbysur sepse është barazuar shkollimi. Dhe tani në testin e inteligjencës, gratë në fakt dalin më mirë se burrat.
Tani çfarë ndodh në krahun tjetër këto ditë?
Këto ditë ju shihni një fushatë në aparencë feministe, në thelb mizogeniste.
Sepse ai paraqitet në audiencën e nëpunësve që i merr me detyrim në takime, paraqitet me banalitete.
Merrni tani gjithë fjalorin e tij, fjalët kyçe të tij, cilat ishin në këtë fushatë: çyryk, autik, kënetë, buf dhe natyrisht ajo që është ndarë, ajo është heroinë sipas tyre, çka nuk janë realitete këto.
Pra ky është fjalori i tij në pamje, por në thelb është mizogenik dhe i ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, e cila u faktua doktrina më reaksionare e shekullit dhe kohërave. E përmbysën atë në raport me qëndrimet e tij ndaj grave.
Unë ju siguroj, llogaris shumë në mbështetjen tuaj në këtë fitore.
Edhe dy javë na ndajnë dhe siç përmbysëm një diktaturë 32 vite më parë, të përmbysim edhe këtë diktaturë tani me votën e lirë.

Të fundit