Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Garantoj studentët se do përgjysmojmë tarifat dhe se nuk do ketë bursë nën 200 euro

Berisha: Garantoj studentët se do përgjysmojmë tarifat dhe se nuk

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se me ardhjen në pushtet të PD-së, nuk do të ketë bursa nën 200 euro dhe se do të punohet për të përgjysmuar tarifat e studentëve.

Berisha u shpreh se diferenca e buxhetit për shkencën do të jetë njësoj me vendet e rajonit dhe jo poshtë tyre.

Berisha: Mbroni universitetet u bëjmë thirrje, u dilni zot vendit tuaj me universitetet, sepse ligji i ri, që është në kundërshtimin më flagrant me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, de facto i varros ato si institucione të kërkimit shkencor.

I përthan, i shndërron në shkolla pa vlerë. I shndërron në shkolla të regjimit që nuk i duhen asgjë kombit të vet dhe popullit të vet.

Ndaj dhe thirrja ime, të angazhoheni në një betejë shpëtimtare për studentët.

I garantoj studentët se në një akt të parë, tarifat e tyre do të përgjysmohen.

Se në një akt të parë, nuk do ketë bursë në universitet nën minimumin jetik 200 euro.

Garantoj pedagogët se në rast se sot, diferenca e buxhetit për shkencën është 8 herë më e ulët se në Serbi, se në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë, ajo do jetë një më një me këto vende dhe do të ecë drejt shifrave të BE-së.

Ndaj dhe të bashkohemi në këtë betejë. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Të fundit