Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Gjoba 120 milionë euro ndaj Shqipërisë, një akt i paprecedent nga Rama dhe Veliaj

Berisha: Gjoba 120 milionë euro ndaj Shqipërisë, një akt i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij, ku u ndal te lajmi për gjobën më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Berisha theksoi se vendi u detyrua të paguajë 120 milionë euro dëmshpërblim ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti, i cili fitoi gjyqin kundër qeverisë shqiptare në të gjitha shkallët, përfshirë Arbitrazhin e Bankës Botërore dhe atë në Bruksel.

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore për ju, qëndrestare e qëndrestarë të pamposhtur, misionare e misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, kauzës së lirisë, kauzës së dinjitetit, kauzës së mirëqenies, interesit kombëtar dhe integrimit të vendit.
Të dashur miq, këto ditë në mediat e pakontrolluara nga qeveria ka zënë vend kryesor lajmi se Shqipëria pagoi gjobën më të madhe në tërë historinë e saj. Gjobën më të madhe të kohërave.


Pagoi gjobën prej 120 milionë euro Beketit, i cili fitoi gjyqin kundër narkobanditëve të Tiranës në të gjitha shkallët, në Arbitrazhin e Bankës Botërore, në Bruksel dhe kudo. 120 milionë euro, edhe njëherë e theksoj se janë jo gjoba e shekullit, por gjoba më e madhe e të gjitha kohërave. Kjo gjobë erdhi sepse Edi Rama me Erion Veliajn, në një akt të mirëfilltë antiligjor, antikushtetues, antidemokratik, mbyllën një televizion, Agon Channel, i cili funksiononte sipas rregullave më të mira të medieve të lira.


Ky televizion nuk pranoi të klonohej si mediat kombëtare që e censurojnë lajmin sot të Edi Ramës. Mediat antikombëtare të klonuara me TVSH-në, por përkundrazi në standardet e një media dinjitoze, informonte shqiptarët për vjedhjet klamoroze të Edi Ramës, qeverisë. Filmoi dhe transmetoi dasmën në Kalanë e Gjirokastrës të Erion Veliajt, dasmën e bërë me paratë që ky hajdut i kishte dhënë në tender vëllait të tij. Pra, ky hajdut edhe shenjtërinë e martesës nuk ngurronte ta përdhoste me paratë e vjedhura qytetarëve. Dhe pastaj u vërsulën të tërbuar kundër televizionit, i vunë drynin, i prenë valët dhe sot në gjykatat më serioze të botës, Shqipërisë i konfiskohen 120 milionë euro të Albkontrollit, në gjobën më të madhe të kohërave.

Të fundit