Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Gjykatësi Astrit Kalaja u vra si në një kafene, shteti dështoi ta mbrojë

Berisha: Gjykatësi Astrit Kalaja u vra si në një kafene, shteti

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka dënuar edhe një herë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ai u shpreh se eliminimi i tij brenda sallës së gjyqit është krim shtetëror, kjo për shkak së shteti dështoi të mbrojë zyrtarët brenda institucioneve ku ushtrojnë detyrën.

“Nuk pajtohem kurrë me marrjen e jetës dhe ekzekutimin në detyrë të një zyrtari. Dënoj me forcë aktin e djeshme dhe shpall ngushëllimi tim për familjarët.

Ekzekutimi në sallën e gjyqit si të jetë në një kafene të qytetit tregon shkallën ekstreme të pasigurisë në Shqipëri, narkoshnetin e parë e të vetëm në Europë. Vrasja në sallën e gjyqit ngjitet në shkallën e krimit shtetëror, kjo jo sepse plumbat u shkrepën nga shteti, por se vrasja ndodhi në mungesë të plotë të të gjithë detyrave dhe përgjegjësive shtetërore për mbrojtjen e zyrtarëve brenda institucioneve të tyre. Kjo ka shpjegim vetëm me zëvendësimin e ligjit me Maliqit.

Vrasja e drejtësisë është triumf i vetëgjyqësisë me të cilën askush nuk ka të ardhme.

Ekzekutimi tregon dështimin e reformës së drejtësisë”, tha ai.

Të fundit