Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Berisha: Gjyqi publik ndaj hajdutëve është bërë dhe do bëhet mbi bazë dokumentesh në Kuvend
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se kryetarja e Parlamentit i preu fjalën deputetes Ina Zhupa “vetëm se iu drejtua ministres me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria”.
Ai vijoi duke i thënë Spiropalit se nëse dikush iu drejtohet me fjalën “hajdut” pa u bazuar në dokumente mund të padisin për shpifje.
Berisha: Zonja dhe zotërinj deputetë, nuk mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilën kryetarja i pret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo i drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria.
Në rast se ndonjë njeri këtu në parlament u thotë hajdut, pa u bazuar në dokumente zyrtare, ju keni të drejtë ta padisni për shpifje.
Por në qoftë se mbi bazë dokumentesh këtu bëhet gjyqi publik i hajdutëve, është bërë, do bëhet, do bëhet dhe do bëhet.