Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Gonzato sillet si ambasadori i Ramës, mashtron për qëndrimet e PD-së për integrimin

Berisha: Gonzato sillet si ambasadori i Ramës, mashtron për

Kryetari i PD Sali Berisha ka akuzuar ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato se po sillet si “ambasador i Edi Ramës”.

Berisha, nga mbledhja e Kryesisë, kritikoi qëndrimet e Gonzatos dhe i bëri thirrje vendeve të BE-së të informohen të dërgojnë mision faktmbledhës lidhur me skandalin e AKSHI-t.

“Çfarëdo që të bëjmë ne, ambasadori i BE në Tiranë, në Bruksel sillet në mënyrë absolute sikur të jetë ambasadori i Edi Ramës në Bruksel.

Dhe unë, duke shprehur keqardhjen time më të thellë, u bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamenteve të vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse, sepse të shpallësh AKSHI-n problem kulturor të shqiptarëve në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që u bën shqiptarëve dhe unë i them atij zotërie se pengmarrje nuk është kulturë e shqiptarëve”, tha Berisha.

Ndërkaq, Berisha akuzoi Gonzaton se ka mashtruar edhe me intepretimin e qëndrimeve të PD-së mbi integrimin.

“Së dyti, ky zotëri përpiqet të mjegullojë qëndrimet e PD-së në procesin e integrimit. E ka bërë dhe vazhdon ta bëjë ai këtë.Tani unë do t’i them po këtu, forca jonë politike është forca që ka firmosur të gjitha marrëveshjet në procesin e integrimit, ka marrë rekomandimin e statusit të kandidatit që e ka bllokuar Edi Rama me tre ligjet, dhe përveç hapjes së negociatave, çdo marrëveshje tjetër. Është forcë politike që ka qenë dhe mbetet lokomotivë e procesit të integrimit”, deklaroi Berisha.

Të fundit