All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha hedh dyshimet: Vendimi për shpalljen ‘non-grata’ pas qëndrimit tim kundër ndryshimit të kufijve

All - Paragraf - 1

Berisha hedh dyshimet: Vendimi për shpalljen ‘non-grata’ pas

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dyshime se vendimi i DASH për shpalljen “non-grata” ka ardhur pas qëndrimit të tij kundër ndryshimeve të kufirit në Kosovë.

All - Paragraf - 3

I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Berisha deklaron se akuzohet se ka bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane.

“Kur ma tha absolutisht nuk e dija, absolutisht nuk kisha marrë asnjë mesazh nga askush. Por kur interesova kam marrë vesh se isha future në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara se kisha bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane.

Qesha shumë kur mora vesh këtë. Por unë kam mbrojtur një pikëpamje të interesit shqiptar, që e besoj se është në interes të shqiptarëve. Unë e dija mirë se ai proces se për shkak të tradhtisë së mirëfillte kombëtare të Edi Ramës dhe Thacit, por dheun dhe shkoi deri në administratën më të lartë në SHBA.

Lobimi ka qenë shumë i fuqishëm, i Sorosit, Ramës, Vuçit dhe Thaçit për të ndryshuar kufijtë. Unë e dija që kundërshtimi im u bë pikënisje për vijimin e kundërshtimeve të tjera, u prit me një zemërim të thellë, për të mos thënë deri në urrejtje. Unë se kisha kundër askujt, e kisha kundër interesit të kombit tim”, tha Berisha.

Më tej foli dhe për tekstin që shoqëronte vendimin për shpalljen e tij “non-grata” dhe tha se gjithçka është e sajuar dhe e bazuar në shpifje.

 

 

 

Të fundit