Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Hetimi për USAID tregoi se në krye të listës së shpërdorimeve qëndron qeveria e Ramës

Berisha: Hetimi për USAID tregoi se në krye të listës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit qeverinë Rama për shpërdorimin e fondeve të USAID-it, duke theksuar se ato janë përdorur për pasurimin e elitës së korruptuar dhe për shkatërrimin e opozitës në Shqipëri.

Berisha tha se emrat kryesorë të përfshirë në këtë korrupsion janë Edi Rama, Delina Fico, dhe Linda Rama. Kryedemokrati, Sali Berisha e cilësoi përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë për qëllime korruptive, duke aluduar për një marrëveshje të dyshimtë ndërmjet këtyre individëve dhe financimeve të SHBA-ve për projekte që nuk kanë përmbushur objektivat e konsolidimit të demokracisë.

Berisha: Ku është Shqipëria, dhe ku është parlamenti.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, të dhënat paraprake nga hetimi mbi veprimtarinë e USAID-it dëshmoi që në krye të listës së shpërdorimeve të kësaj agjencie qëndron Shqipëria, qëndron qeveria e Edi Ramës, ish-bashkëshortja e dikurshme dhe bashkëshortja aktuale e tij.
USAID nga një agjenci që kishte për mision ndihmën e vendeve që dolën nga diktaturat dhe konsolidimet e demokracisë, në vitet e fundit u shndërrua në një gjenerator të fuqishëm të korrupsionit, të abuzimit masiv me paratë e taksapaguesve shqiptarë, të përdorimit të këtyre parave për pasurimin e elitës së korruptuar të ekstremit të majtë në pushte, për korruptimin e mediave dhe kapjen e sistemit të drejtësisë, shndërrimit e këtij sistemi në një armë në duart e Edi Ramës.
Në të gjitha këto analiza që bëhen, tre emra janë kryesorë, edhe brenda edhe jashtë. Edi Rama, Delina Fico, Linda Rama. Mos mendoni ju se këto do kapërdihen lehtë. Këto nukkapërdihen, e keni gabim shumë.
Një qendrim mosmirënjohës dhe i përciptë ju akuzon rëndë ju. Kemi detyrim ligjor dhe moral t’u dalim zot në akt mirënjohjeje, por edhe në akt detyrimi ligjor, parave të taksapaguesve të SHBA-ve.
A shërbyen këto programe të USAID-it për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri gjatë viteve të fundit?
E kundërta është e vërtetë. Ato shërbyen sa u takuan me Edi Ramën dhe grupin rreth tij për mbjelljen e korrupsionit, mbjelljen e korrupsionit.
Delina Fico, partnerja aktuale e z.Çuçi dhe ish-bashkëshortja e Edi Ramës nuk ka luajt me mijëra apo dhjetëra e mijëra, me paratë e taksapaguesve në SHBA, por me miliona e dhjetëra miliona.
A e kuptoni ju këtë apo? A e kuptoni çfarë vjedhje të tmerrshme janë bërë nga Edi Rama dhe enturazhi i parave?
Unë e kuptoj se ai do thojë që u bë marrëveshja. Marrëveshja me ish-bashkëshorten. Marrëveshja me partneren e ministrit, ju zhyti ju në zift.
Ata në radhë të parë, por edhe ju që heshtni para kësaj. Marrëveshja për të kontraktuar Linda Ramën për raportet për Edi Ramën. Unë e di që aty, në rastin konkret kontratën mund të mos e këtë USAID-i, por problemi është se SHBA-të kanë qenë financues kryesor i OKB-së, dhe ajo është bërë me paratë e OKB-së.
Prapë, janë paratë e qeverisë amerikane që janë përdorur në mënyrën më kriminale.
A ndodh në botë që gruaja të paguhet për të shkruar raporte për burrin?
A ndodh në botë që paratë që jepen me destinacion kosolidime demokracish të përdoren për të shkatërruar opozitën e një vendi?
Unë e kuptoj, se këtu ti flet, lexon ato që të sjellin. Po bën gabim shumë. Thuaju socialistëve këto, nuk kapërcehen. Jo, jo.
Jo, absolutisht.

Të fundit