Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Hodhëm themele mbi të cilët Shqipëria ende sot mbahet në këmbë

Berisha: Hodhëm themele mbi të cilët Shqipëria ende sot

“Këto 100 ditë shprese nuk janë fundi i qëndresës tonë, janë vetëm një kapitull i radhës në të tjerë, që do të vijojnë gjer në fitoren tonë të padiskutueshme”, tha Berisha në fjalën e mbajtur në ditën e 100 të tubimit qytetar.

Berisha tha se ´´ne do të fitojmë sepse jemi bashkë gjithë demokratët, gjithë opozitarët, por ç’është e vërteta në këtë betejë nuk jemi vetëm demokratë e opozitarë në krahun tonë, sepse kjo nuk është një betejë vetëm politike, kjo është një luftë për Shqipërinë.´´

Pjesë nga fjala e Berishës

Këto 100 ditë shprese nuk janë fundi i qëndresës tonë, janë vetëm një kapitull i radhës në të tjerë, që do të vijojnë gjer në fitoren tonë të padiskutueshme.

Ne do të fitojmë sepse jemi bashkë gjithë demokratët, gjithë opozitarët, por ç’është e vërteta në këtë betejë nuk jemi vetëm demokratë e opozitarë në krahun tonë, sepse kjo nuk është një betejë vetëm politike, kjo është një luftë për Shqipërinë.

Një luftë të jesh apo të mos jesh më, një luftë për kombin dhe qenien e tij.

Është bërë një investim i egër nga Edi Rama për të ju mashtruar se jemi vetëm. Por të dashur miq, mbarë kombi është me ne, me qëndresën dhe fitoren tonë

Kush janë ata pra që mund të na ndalojnë ne? Asnjë forcë pra miqtë e mi, jemi bashkë, jemi të pandalshëm, jemi të pamposhtur.

Do të fitojmë

Të dashur miq

Në jetën time ju më keni dhënë mundësi të paimagjinueshme, privilegje të jashtëzakonshme.

Kam drejtuar dy herë vendin dhe kombin, bashkërealizum projektet më historike për Shqipërinë.

Realizuam NATO, heqjen e vizave, luajtëm rolin tonë të pazëvendësueshëm në pavarësinë e Kosovës.

Realizuam projekte të mëdha si Rruga e Kombit, gazsjellësit TAP.

Hodhëm themele mbi të cilët Shqipëria ende sot mbahet në këmbë në këto ditë të vështira

Por të dashur miq, privilegji më i madh që kam patur, nderi më i madh që më keni bërë në jetë, është që të ju prij ju në këtë betejë që më caktuat.

 

Të fundit