Ditari i Opozitës

Berisha homazhe për ndarjen nga jeta të Isuf Kalos: Ka lënë një kontribut të çmuar në mjekësi

Berisha homazhe për ndarjen nga jeta të Isuf Kalos: Ka lënë

Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për ndarjen nga jeta të mjekur të njohur Isuf Kalo. Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 80-vjeçare. Berisha ka vlerësuar kontributin dhe aftësitë e veçanta të Kalos në mjekësi.

“Erdha të shpreh nderimin, ngushëllimet, dhimbjen për humbjen e një miku, me të cilin na bashkon një miqësi e pasionuar në shumë dekada.

Prof. Dr. Isuf Kalo u nda nga jeta, por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë, në shkencën e diabetologjisë, si dhe në standardizimin e shërbimeve mjekësore.

Shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të profesor doktor Isuf Kalos”, tha Berisha në një prononcim për mediat.

Të fundit