Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton deputetët demokratë: Të marrin listën e votave, mos sillen si njerëz pa vizion politik

Berisha fton deputetët demokratë: Të marrin listën e votave,

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje deputetëve demokratë të marrin listën e anëtarësisë që ka votuar në referendum si edhe të votave për të bërë transparencë dhe ballafaqim me procesin. Ndër të tjera, Berisha shtoi se Basha e ka humbur besimin dhe se Partia Demokratike ka kaluar krizën më të thellë duke rikthyer standardet e lirisë.  

"Më lejoni të shpreh mirënjohje të pakufishme për këtë pjesëmarrje të pazakonshme. Iu rikujtoj se në një proces të manipuluar në qershor, Lulzim Brava u votua nga 32 mijë anëtarë, Ndërsa sot kundër tij kanë votuar si njerëz të lirë si demokratë të lirë mbi 44 mijë anëtarë të PD-së. Kjo dëshmon edhe njëherë se deputeti Basha ka humbur çdo lloj besimi dhe është gjykuar ashpër nga PD-ja në referendumin e saj të partë të thirrur nga anëtarësia. Por unë kam sugjerimet e mia. Sugjerimi i parë është ky çdo deputet i PD-së e ftoj të marrë listën e plotë të anëtarësisë që ka votuar dhe të votave në mënyrë që të ballafaqojë veten me përgjegjësinë. Këtu pra është e tërë anëtarësia e PD-së. Numrin ia u kapën mediet dhe vendosën të falsifikojnë nëpërmjet zyrës së Edi Ramës, numrin e karrigeve në Pallatin e Kongreseve. Unë iu them zotërinjve se PD-ja kaloi krizën më të thellë duke rikthyer standardet e lirisë. Të mos sillen më si njerëz pa vizion politik", tha Berisha.

Të fundit