Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i drejtohet Dumanit: Nga të erdhën fondet për t’u bërë me tre shtëpi?

Berisha i drejtohet Dumanit: Nga të erdhën fondet për t’u

Kreu i PD, Sali Berisha i ka drejtuar një pyetje konkrete Altin Dumanit, kreut të SPAK se si i justifikon fondet për të blerë tre shtëpi.

Nga tubimi qytetar, Berisha akuzon Dumanin se e ke bërë Kushtetutën si statutin e partisë së tij që e shkelmon çdo ditë.

Berisha: Drejtësia shqiptarë është katastrofa më e madhe pas rënies së Perdes së Hekurt në Europë.

Është sistemi më pengmarrës i ngritur në ndonjë vend.

Shikoni kush kryeson Gjykatën Speciale. Shikoni kush është ajo.

Edhe njëherë i bëj thirrje sonte: thuaji shqiptarëve, je përzënë nga ndonjë vend fqinj? Je ndëshkuar nga ndonjë vend fqinj për punë llumi? Apo je aty dhe shkëlqen?

Turp të kesh, të them unë.

Po ti Duman, që gjer në vitin 2016 kë pasur të regjistruar tre apartamente me rrogën tënde dhe të bashkëshortes, shqiptare dhe shqiptarë, pyeteni veten se cili nga ju mund të blinte tre apartamente me rrogën në shtet dhe me disa përkthime?

Asnjë, asnjë, asnjë!

Duman, pas 54 vite punë, kam arritur të blej 30 metra katrorë apartament më shumë se ç’kam patur në diktaturë.

Nga të erdhën ty fondet për t’u bërë me tre shtëpi? Apo t’i di Edi Rama dhe të mban për zverku.

Thuajua shqiptarëve dhe largohu se e ke bërë Kushtetutën si statutin e partisë tënde që e shkelmon çdo ditë.

Po ai tjetri, Kraja? Po Sadushi me veting sekret? Po Panda me veting sekret?

Zotëri, kjo është drejtësia e të marrurve peng, drejtësia e pengmarrjes, më e shëmtuar në historinë e një vendi.

Të gjitha i kontrollon Edi Rama.

Për të sosur kontrollin e tij, duhet t’u informoj meqenëse këta vendosin censurën dhe qytetarët kanë mundësi të marrin të vërteta vetëm në Rrugën e Shpresës, vetëm nga kjo dritare, çdo natë do bëj publike të reja të tjera.


 

 

 

Të fundit