Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i druhet vettingut në politikë? Basha: E firmosi në 2018-ën, nuk përjashton askënd. Të nisë nga unë

Berisha i druhet vettingut në politikë? Basha: E firmosi në

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pas ish kryeministri Sali Berisha deklaroi nga ‘foltorja’ e Beratit se propozimi i PD për vettingun e politikanëve se kryedemokrati po dorëzon Kuvendin në SPAK-un, sipas të tij, të Edi Ramës.  

Basha në një komunikim me gazetarët tha se nisma e ka zanafillën që në 2018-ën, propozim që mbante edhe firmën e Sali Berishës.

Basha shtoi që ky proces është i gatshëm që të nisë nga ai vetë.  

"Nisma jonë nuk është e javës kaluar, por e vitit 2018. Atëherë, grupi parlamentar i PD dhe opozita e bashkuar kërkoi vettingun e politikanëve. Depozitoi edhe me firmën e Berishës në kuvend amendamentet kushtetuese.

Pas kësaj, Rama për të vonuar procesin kërkoi dërgimin në komisionin e venecias. Ne pranuam., komisioni u përgjigj dhe u publikua. Cfarë po ndodh sot është se kemi marrë të njëjtin propozim të firmosur nga opozita dhe reflektuam vërejtjet e Venecias.

Unë i qëndroj firmës time të 2018-ës. Nëse dikush tjetër ka ndryshuar mendim kjo është cehstje e tyre. Konfirmojmë ate qe kërkuam prej 2018 por te plotësuar me ato qe ka kërkuar Venecias, kjo është e vërteta dhe nuk ka asnjë tërheqje nga kjo.

Është akt që kërkon masë të plotë sinqeriteti. Ndaj kërkova që vettingu të nisë nga unë se që të ketë besueshmëri, nuk duhet të përjashtojë askënd por as të kryhet në forma që shkatërrojnë besimin. Ne nuk kemi frikë nga asnjë kontroll i thelluar sic parashikon drafti ynë. Mirëkuptoj frikën e kundërshtarit politik apo shqetësimet që mund të ketë, kjo nuk është ekspeditë ndëshkimore ndaj Ramës.

Vettingu për politikanët do jetë publik dhe testi është qëndrimi që ka ndaj procesit", tha Basha. 

Çfarë deklaroi Sali Berisha dje nga Berati?

“ Vettingu i deputetëve dhe politikanëve  është i domosdoshëm, por nuk mund të bëhet më rregulla policeske, që mund të përdoret për të marrë peng deputetët, por mbi rregulla transparente. Ne bëmë një ligj dhe Venecia e përmbysi. Vettingu i politikanëve bëhet në mënyrë transparente.

Janë komisionet e etikës në kuvend ata që i thotë deputetëve që i thotë shko në prokurori ose dorëzo mandatin. Nuk dorëzohet legjislativi te prokuroria politike. Për prokurorinë kemi bërë një gjë të madhe në vitin 2021 duke hequr imunitetin. I kemi të gjitha mekanizmat. Si mundet që një forcë politike që të propozojë që të vendosë SPAK i Edi Ramës për mandatet e deputetëve, duhet të jesh skllav i tij”.

Të fundit