Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: I ftoj qytetarët të bashkohen me ne nesër, po luftojmë pikërisht për interesat më jetike të tyre

Berisha: I ftoj qytetarët të bashkohen me ne nesër, po

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet nesër në akset rrugore kryesore të vendit.

Berisha tha se nesër do të protestohet për interesat jetike të qytetarëve.

“Këtë akt, këtë vendim të mosbindjes civile, PD, demokratët dhe opozitarët e ndërmarrin si mënyrën e mbështetjes, si mënyrën e fuqisë dhe mbështetjes të interesave, të dinjitetit, të lirisë të çdo qytetari shqiptar që i beson votës së lirë.

Që beson se ligji dhe Kushtetuta duhet të funksionojnë. Që beson se Shqipëria pa opozitë është një katastrofë. Që beson se Edi Rama me organizatën e tij kriminale qeveri është vërtetuar tashmë si armiku më i egër i qenies dhe identitetit shqiptar.

Do ju njoh tani me statistikën më të fundit të Eurostatit. Eurostat konfirmon se nga viti 2014-2023, Shqipëria është braktisur nga 1.099.734 qytetarë. Është braktisur nga plot 38 qytetarë dhe kjo vetëm në hapësirën e Shengenit. Nëse shton ata që janë larguar në SHBA, të tjerë që kaluan La Manshin me gomone apo shkuan në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera, të garantoj që ata që u larguan nga ky regjim janë më shumë se 40 përqind e shqiptarëve.

Ndaj edhe ato tre herë kundër regjimit, i ftoj qytetarët të bashkohen në ato protestë sepse po luftojmë pikërisht për interesat më jetike të çdo qytetari shqiptar kundër një regjimi të urryer antishqiptar”, deklaroi Berisha.

Të fundit