Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i gatshëm të marrë drejtimin e PD: Historia ka provuar se rikthimet kanë qenë më të dobishme

Berisha i gatshëm të marrë drejtimin e PD: Historia ka provuar se

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se është i gatshëm të rimarrë drejtimin e PD.

Gjatë fjalës së mbajtur nga “Foltorja” në Elbasan, Berisha tha se që pas tërheqjes nga politika në 2013 kur PD humbi zgjedhjet, tashmë është i hapur për çdo funksion kushtetues,

 “Çfarë synoj? Që ju të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo që do të zgjidhni unë do ta pranoj. A jam unë i hapur? Jam plotësisht i hapur. Historia ka provuar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishëm. Që tani e tutje jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të vendit”, deklaroi Berisha.

Të fundit