Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i jep tre deputetë PL-së së Ilir Metës për të krijuar grup parlamentar

Berisha i jep tre deputetë PL-së së Ilir Metës për

Kryedemokrati Sali Berisha duket se ka vendosur t'i japë 3 deputetë 'hua' aleatit të tij, Ilir Meta për të krijuar një grup parlamentar.

Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga Partia Demokratike në mënyrë që te jemi gjithashtu një zë i rëndësishëm në Kuvendin e ri. Të jeni të sigurt që zëri i zotit Meta do dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e ri në çdo seancë dhe në çdo mbledhje të komisioneve parlamentare”, konfirmoi në një intervistë për Top Channel, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Kjo pasi për të krijuar një grup parlamentar duhen së paku 7 deputetë. PL ka siguruar 4 deputetë nga zgjedhjet e 11 majit, ndaj 3 deputetë 'hua' të aleatit të tij, mjaftojnë për të krijuar një grup parlamentar nga shtatori. 

Pasja e një grupi kuvendor do të thotë benefite qoftë në minutazhin e debatit në Kuvend, por edhe në zyra dhe staf të cilat do të jenë bonus politik në aksionin parlamentar të partisë së Ilir Metës, i cili do koordinojë betejën e të tijve nga burgu.

 

Të fundit