Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Krimi makabër mjedisor në Vlorë, vepër e korrupsionit të Edi Ramës

Berisha: Krimi makabër mjedisor në Vlorë, vepër e

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur mbi situatën e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Nga tubimi qytetar, Berisha e cilëson si krim makabër mjedisor dhe vepër e korrupsionit të Edi Ramës. 

Berisha: Miqtë e mi, në qoftë se sot keni ndjekur televizionet, keni parë Vlorën të shndërruar prej dy ditësh në një qytet të botës së katërt.
Vlora në kulmin e sezonit turistik ka dy ditë e mbuluar nga bloza, helmet, tymi i djegies në natyrë të qindra mijëra ton plehrash.
Djegie që shpërndan helm, toksina nga më të rrezikshmet për shëndetin e njerëzve në të gjithë zonën turistike të Vlorës, nga Zvërneci në Orikum.
Ky krim makabër mjedisor që kërcënon shëndetin e të gjithë banorëve dhe pushuesve e turistëve në zonë, është vepër tërësore e korrupsionit të Edi Ramës.
Do të doja të akuzoja me këtë rast bashkinë e Vlorës, por mund të them se ajo ndoshta ka kryer krimin e shëmtuar dhe i ka vënë flakë mbi gjysmë milion tonelata plehra të grumbulluara.
Por, Vlora përjeton këtë dramë mjedisore sepse landfilli i ri i Vlorës, i financuar prej 20 milionë eurosh njëlloj si djegësi i Tiranës nuk ekziston.
Njëlloj si djegësi i Tiranës është sipërmarrje e Edi Ramës, me emër të Klodian Zotos.

 

Të fundit