Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i merr Bashës zëdhënësen e 25 Prillit, Floriana Garo pjesë e nismës së ish-kryeministrit

Berisha i merr Bashës zëdhënësen e 25 Prillit, Floriana Garo

Ish-zëdhënësja e Lulzim Bashës në fushatën zgjedhore të 25 Prillit, Floriana Garo i është bashkuar nismës së ish-kreyministrit Sali Berisha.

Garo është shfaqur sot krah Berishës teksa ky ui fundit është duke mbajtur një konferencë për të shtyp ku do të dorëzojë edhe firmat e delegatëve të mbledhura në Kuvendin Kombëtar.

“Dua të sjell para jush dokumentin më të rëndësishëm në historinë e pluralizmit shqiptar pas rrëzimit të komunizmit. Drejtoresha e komunikimit të kësaj nisme historike, që ka synim vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, fitoren e PD dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë.Paraqes Floriana Garon, të cilën e njihni si gazetare të njohur suksesi në botën televizive shqiptare. Një studente e shkëlqyer dhe një konkurrente e suksesshme në garat e bukurisë në moshën e vet. Sot Floriana është bashkuar me këtë lëvizje, me qëllimin më fisnik, për të dhënë më të mirën për suksesin e saj,” tha Berisha.

Të fundit