Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Atentati në Lezhë u bë nga zyrtari i lidhur me Arben Ndokën! Të njëjtët që i zunë pritë Salvator Kaçit

Berisha: Atentati në Lezhë u bë nga zyrtari i lidhur me Arben

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi atentatin e tri ditëve më parë te dera e shkollës në Rrilë të Lezhës ku mbeti i plagosur Agron Puka.

Duke folur nga tubimi qytetar që mbahet çdo mbrëmje poshtë banesës së tij, Berisha tha se atentati erdhi nga drejtori i Policisë Bashkiake, i lidhur sipas tij me Arben Ndokën.

Sipas Berishës, autorët janë të njëjtat që i dolën para dhe i zunë pritë Salvator Kaçit dhe djalit të tij ditën e zgjedhjeve.

Berisha: Vetëm 4-5 ditë më parë, në Lezhë u shkrehën breshëri ndaj një qytetari me mbiemër Puka.

Këto breshëri u shkrehën nga drejtori i Policisë Bashkiake, nga një akraba e afër e kryebosit të krimit të Lezhës, Arben Ndokës.

U shkrehën nga ata kriminelë që i dolën para, i zunë pritë, e morën në shenjë Salvator Kaçin dhe djalin e tij ditën e zgjedhjeve.

Çfarë ndodhi thoni ju?

Policia me Bashkinë, në garë për të fshehur para qytetarëve shqiptarë vrasjen, krimin.

Çfarë më rikujtoi kjo mua? Më rikujtoi kohërat më të zeza në diktaturë kur diktatori ose mëkëmbësi i tij, përdornin si zagarë për gjah oficerët, dhe kishte rastisur që çiftja apo pushka të shkrehej mbi ta dhe jo mbi gjahun që ata ndiqnin.

Fshihej, pëshpëritej, por gjyq nuk zhvillohej kurrë.

A nuk është kjo e njëjtë? Afër një shkolle u qëllua një qytetar dhe hapat e parë u bënë të fshihej.

Po pse të fshihej? Sepse krimineli që qëlloi ishte zyrtar. Dhe jo vetëm zyrtar, por edhe i afërm i Arben Ndokës.

Lexoni pak dosjen Metamorfoza dhe shikoni ju se si jeton Dumani dhe Kraja.

Në atë dosje, e zezë mbi të bardhë shkruhet se sipas Denis Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, Beni, fjala është për Arbenin, na ndihmoi shumë.

Po me çfarë? Me nxjerrjet në pritë të gjahut të radhës të qytetarit të vrarë diku në rrugët e Torovicës.

Pra, ju e shihni se cili është regjimi.

Të fundit