Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i përgjigjet Escobar-it: Tregoi se Rama e ka qelinë hapur, nuk kam kërkuar të ndryshoj vendimin e DASH

Berisha i përgjigjet Escobar-it: Tregoi se Rama e ka qelinë hapur, nuk

I Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi se sanksionimi i tij nga Amerika nuk zhbëhet duke e cilësuar kryedemokratin një “e shkuar”.

Berisha iu përgjigj deklaratave të Escobar-it nga konferenca e përjavshme për gazetarët. Krydemokrati nënvizoi se kryefjala e deklaratave të tij ishte lidhur me çështjen McGonigal, për të cilën Escobar tha se nuk mund të komentojë pasi është një çështje penale e hapur.

Lidhur me deklaratën e të Dërguarit të Posaçëm se “non-grata” nuk do të hiqet edhe sikur Berisha të fitojë zgjedhjet, kryedemorkati tha se Escobar ka parashikuar fitoren e tij.

Berisha: Unë dje deklarova se më pëlqen vizita e Zotit Escobar, por sot mund të deklaroj me të njëjtin sinqeritet se më pëlqen intervista e Zotit Escobar. Pse më pëlqen? Sepse më faktoi që nuk isha i gabuar kur deklarova se më pëlqen vizita dhe kur iu thashë se kjo vizitë shtoi një detyrë para meje për të shtuar një pikë në programin tim: ekstradimin e Edi Ramës në SHBA.

Unë atë deduksion e bëra nga takimi i paprecedentë në 32 vite të karrierës time politike, takim në të cilin nuk u tha asnjë fjalë e vetme ndonëse vizita u deklarua se ishte për zgjedhjet lokale. ATy asnjë fjalë për asnjë gjë, vetëkuptohet se ishet. Këtë e tha më mirë Escobar-i. Cila ishte kryefjala e intervistës së tij?

E pyetur nga gazetarja për problemin e Edi Ramës dhe McGonigal, ai u përgjigj që nuk komentoj për një çështje penale të hapur, që do të thotë derë e hapur e burgut. Pra, nuk diskutoj do të thotë një derë qelie e hapur për Edi Ramën. Kjo ishte kryefjala.

E në rast se fiton pra parashikon fitoren time. Unë e vlerësoj. Unë iu thashë se në kapitalet e Evropës dhe të botë spo binden për rikthimin e fuqishëm të Sali Berishës dhe PD-së. Nuk kam kërkuar të ndryshoj vendimin, unë kam paditur Sekretarin e Shtetit për shpifje.

Të fundit