Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i përgjigjet kushtit të Alibeajt: S’mund të zëvendësojmë votën me ‘poll-e’

Berisha i përgjigjet kushtit të Alibeajt: S’mund të

Enkelejd Alibeaj propozoi që kandidati për zgjedhjet vendore të zgjidhej 50% nga primaret dhe 50% nga sondazhe ose ‘poll-e’.

Kryetari i PD-së Sali Berisha ju përgjigj ofertës së Alibeajt nga konferenca e përjavshme. Berisha tha se vota nuk mund të zëvendësohet me sondazhe apo ‘pol-e’ përveç faktit se partia nuk ka financat e mjaftueshme për të shpenzuar.

Berisha tha se edhe statuti i partisë thotë se anëtarët duhet të votojnë.

"Nuk kam asnjë kundërshtim për sondazhet. Janë dy gjëra. e para, sondazhet s’mund të zëvendësojnë votimet sepse po të ishte kështu nuk shpenzoheshin qindra miliarda euro për votimet, po shpenzoheshin me sondazhe. E dyta të marrësh përsipër të sondosh duhet të paktën të bësh gati 800-1 milionë euro, të cilat nuk i kemi. Po edhe sikur t’i kishim nuk mundet kursesi të barazohet vota me sondazhin. Unë do të mirëprisja shumë kërkesën se si të bëjmë votën më transparente. Por, jo kërkesën se si të zëvendësojmë votën me ‘poll’. Poll-et digjitale nëse bëhen me teknika të sakta, provohen më të sakta. Tani të themi se hajde t’i bëjmë një modifikim. Statuti thotë se duhet ta pëlqejë çdo anëtar. Voto thotë statuti.Të votohet, kjo është përgjigjia", tha Berisha.

Të fundit