Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i përgjigjet Nanos, nxjerr videon ku sulmonte Ramën: Fajin e ka Saliu

Berisha i përgjigjet Nanos, nxjerr videon ku sulmonte Ramën: Fajin e
Sali Berisha, Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të ish-kryesocialistit Fatos Nanos. Berisha ka publikuar një video, nga koha kur Nano sulmonte Edi Ramën.

“Edi Rama ka një problem moral. E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse. Unë mund të kem bërë shumë gjëra por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”, shprehej Fatos Nano asokohe.

Berisha ironizon duke shkruar krahas videos se “Miq, Fajin e ka Saliu!”

Ish-kryeministri Fatos Nano ka rrëfyer marrëdhëniet e tij politike me ish liderin e PD, Sali Berisha.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Nano tha se sipas informacioneve që ka, ishte Sali Berisha, personi që u mor personalisht me burgosjen dhe mbajtjen e tij në burg.

Në këtë kontekst, ai e ka cilësuar Berishën një kafshë politike, që sipas tij hyri në politikë si intelektual dhe kur mori drejtimin e PD u bë politikan.

 
 

Të fundit