Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i përgjigjet Politiko.al: Fasadat zjarrmarrëse, rrezik i madh dhe çështje kryesore e platformës opozitare

Berisha i përgjigjet Politiko.al: Fasadat zjarrmarrëse, rrezik i madh

Në vijim të bashkëbisedimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur edhe nga “Politiko.al” mbi rrezikun që paraqesin fasadat me materiale të ndezshme në ndërtesat e larta në Tiranë dhe në bregdet, pas ngjarjeve të fundit me zjarrin në një kompleks banimi.

I pyetur nëse kjo problematikë duhet të jetë pjesë e platformës së opozitës dhe e kandidatit të saj në zgjedhjet e ardhshme, Berisha e cilësoi çështjen si një emergjencë serioze për sigurinë publike, duke theksuar se ajo do të jetë një nga pikat kryesore të programit opozitar.

Politiko.al: Kur kanë kaluar 11 ditë nga zjarri në kompleksin Arlis, ku u dogjën 71 apartamente, bonusi i qerasë për këto familje është e vetmja masë e marrë deri tani, por pa frikë mund të thuhet se kjo masë është si të bësh makiazh mbi një plagë. Janë me qindra pallate në Tiranë dhe bregdet që kanë fasadë polisteroli, de facto, janë mina me sahat që mund të shkaktojnë tragjedi të paprecedenta, pasi në vendin tonë eficenca e zjarrfikësve është minimale.

Me ardhjen e stinës së verës, rreziku për zjarr është i madh. A nuk është koha që zyrtarët e bashkisë t'i lënë shfaqjet me heqje karrigesh dhe tendash dhe të kalojnë në site e pallateve në Tiranë për të evidentuar fasadat e polisterolit që janë si mina? Kandidati juaj a duhet të jetë, a duhet të ketë pjesë të platformës propozuese këtë?

Sali Berisha: Po e nis përgjigjen nga fundi. Detyrimisht, kandidati ynë do ta ketë këtë çështje kryesore të platformës së tij. Fasadat flakmarrëse, zjarrmarrëse janë jashtëzakonisht të rrezikshme për banorët.
Është një krim i shëmtuar përdorimi i atyre materialeve dhe u faktua në mënyrën më të qartë tek pallati i kuq i Edi Ramës. Por, duke theksuar këtë, përsa i përket bashkisë, nuk ndërmarr dot, nuk ndërmerr dot asnjë veprim, se avokati i pronarit të, i ndërtuesit të pallatit, Edi Rama e ekzoneroi atë nga çdo përgjegjësi.
Pallati tha, djegia e tij nuk ka lidhje me ndërtimin. Dhe fasada, inxhinieri Edi Rama u fut dhe tek fasada dhe fasada është ndërtuar me materiale të duhura. Të tjerët e panë se si mori flakë si me qenë fasadë kashte, kashte dhe Edi Rama tha se materialet nuk ishin të duhura. Kështu që, sa të ketë Armando Lila, avokat Edi Ramën, të harrojnë gjykatës, prokurorë apo këshilltarë bashkie apo punonjës bashkie se mund t'i thotë gjë atij.

Të fundit