Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i përgjigjet Ramës: Jo për së gjalli, po edhe i vdekur të mund

Berisha i përgjigjet Ramës: Jo për së gjalli, po edhe i

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, i cili tha se do të ndërpriste çdo marrëdhënie me PD-në në rast se Berisha rikthehej në krye të saj.

Në një konferencë për mediet, ish-kryeministri tha se asgjë nuk e pengon t’i përgjigjet Ramës duke i bërë të qartë kryeministrit se jo vetëm i gjallë, por edhe i vdekur mund ta mundë atë.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit, Berisha tha se ai i trembet demokratëve duke i rikujtuar se vetë ish-kreu i PD nuk i ka kërkuar asnjëherë bashkëpunim dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

“Së pari me deklaratën e Ramës, mjek jam me një pasion të veçantë përveç kardiologjisë, disiplina e dytë që kam dashur është psikologjia. Psikologjia është një doktrinë e mendimit. Filozofët gjerman e zbritën filozofinë te truri dhe proceset e tij. Unë kam mirëkuptim, për shqetësimin madhor që ka Edi Rama. Le të lexojë vetë më mirë të gjej rrugë të çlirimit prej tyre. Beteja është e pandalshme. Nuk i kam kërkuar ndonjë bashkëpunim unë atij. Keni dëgjuar ndonjëherë nga Sali Berisha dua të bashkëpunojë me Edi Ramën? Jo. Asgjë nuk më pengon mua që t’i jap përgjigjen e merituar Edi Ramës. Ai fliste sikur po dilte nga shtëpia e të vdekurve. Unë kundërshtar e kam. Atë e ka kapur një panik i vërtetë. Demokratët do ta mundin. E vërteta është se jo për së gjalli por edhe për së vdekuri unë e mund atë. Ai ka një trashëgimi më negative që mund të ketë njeriu. Ky është me komplekse të mëdha”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit