Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i përgjigjet shkresës së GJKKO-së: Irena Gjoka fshihet pas krimit

Berisha i përgjigjet shkresës së GJKKO-së: Irena Gjoka

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka reaguar pas shkresës që GJKKO i ka dorëzuar Kuvendit një ditë më parë, e cila vë në dijeni për masën e sigurisë të marrë ndaj kryedemokratit dhe kërkon marrjen e tij në pyetje.

Berisha iu përgjigj nga selia blu gjyqtares Irena Gjoka duke e cilësuar trupin e drejtësisë shqiptare që fshihet pas krimit.

“Gjykatësja turpi i drejtësisë shqiptare, europiane dhe botërore, nuk duhet të fshihet pas krimit të saj. Duhet të deklarojë në emër të detyrimit ligjor që është shkarkuar apo jo nga Berisha në vitin 96 për shkelje të rëndë krimi dhe korrupsioni. Të dalë dhe deklarojë. Ajo tha ; nuk jap dorëheqje se nuk më sollët prova se pse jam shkarkuar. Ajo nuk ka ndërgjegje njerëzore. Tani mbahet me premtimin që i ka dhënë Edi Ramës për masën që ka marrë. Unë kam pasur si porosi; mos prano asnjë gjë dhe urdhra kundër ligjit”, tha Berisha.

 

Të fundit