Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i prerë: Rama do ikë! Po nuk u largua, do e heqim ne

Berisha i prerë: Rama do ikë! Po nuk u largua, do e heqim ne

Kryetari i demokratëve, Sali Berisha është shprehur i vendosur për të larguar Edi Ramën nga drejtimi i qeverisë. Ai e akuzoi këtë të fundit se ka vendosur monizmin në vend, duke vjedhur votat e qytetarëve.

Berisha shtoi se Edi Rama do të trajtohet si armik i votës së lirë, ndërsa u ndal edhe te patrnazhistët, të cilët PS i mbron fuqishëm.

“Edi Rama po nuk iku, do e heqim. Dje kam deklaruar para shqiptarëve dhe botës Edi Ramën armik. Sigurisht mund të ketë pasur dhe të ketë njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. Unë e kam deklaruar atë armik me bindjen më të thellë të ndërgjegjes sime.

E para, për monizimin që vendos. Monizmin e rrëzuam në vitet ’90, e kishin etërit e Edi Ramës. Monizmin e ktheu Edi Rama 2021-2022. Monizmin Edi Rama e ktheu duke rrëmbyer votën e shqiptarëve. Për mua vota është thelbi i lirisë. Duke marrë votat me patronazhistët, duke i armatosur ata si terroristë të kuq me të dhënat personale të shqiptarëve, rrëmbeu votat me thasë eurosh, me banda, me gjak. Në votat e Taulant Ballës është gjaku i Pjerin Xhuvanit.

Së dyti, Edi Rama mori pushtetin nga ata që kishin 48 përqind të pushteteve në vend. Ju mund të thoni se sot i ka 100 përqind për faktin se Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet, unë u them ju dhe gjithë shqiptarëve se Edi Rama e deshi këtë, Lulzim Basha bëri gabim të madh. Por të njëjtën rrethanë kemi pasur në vitin 2007-ën. Ai donte të bojkotonte zgjedhjet për certifikatat, që 80 përqind ishin në duart e bashkiakëve socialistë. 5 muaj u shtynë zgjedhjet. Isha i gatshëm t’i shtyja edhe më shumë, vetëm të mos lejoja monizmin. Kurse Rama nxitoi që të fitonte të gjitha pushtetet. Ky do të ikë dhe do ikë”, tha Berisha.

Të fundit