Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Impiantet e Bitcoin po ndërtohen në afërsi të HEC-eve, vjedhin energjinë

Berisha: Impiantet e Bitcoin po ndërtohen në afërsi të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim për qeverinë, lidhur me fermat e Bitcoin që sipas tij, po ndërtohen në afërsi të hidrocentraleve.

Berisha tha se këto ferma po vjedhin energjinë elektrike duke hedhur akuza se qeveria ka lidhje të pashmangshme me to. Ish-kryeministri kërkoi që Bitcoin-i të prodhohet në mënyrë legale me regjistrim, në mënyrë që të shmanget vjedhja e energjisë.

“Impiantet e Bitcoinit të vendosur në afërsi të hidrocentraleve janë kuçedrat e energjisë elektrike. Ata që janë kapur ishin miniaturë në lidhje me ata që janë në afërsi të hidrocentraleve. Ata janë kryekëput të lidhur me qeverinë. Askush tjetër nuk mund ta kthej Shqipërinë në një vend të prodhimit të Bitcoinit përveç qeveritarëve. Ti mund të bësh biznesh për prodhimin e Bitcoinit, por duhet ta bësh në mënyrë legale, të regjistrohesh dhe të paguash energji. Nuk jam kundër Bitcoinit, por duhet të jetë çdo gjë legale. Do të prodhosh shko dhe regjistrohu”, tha Berisha.

Të fundit