Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Berisha: Kriminelët e Skapit marrin 7 mijë euro rrogë!
Kryetari i opozitës Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.
“Altin Dumani, thuaju shqiptarëve, kush të bleu ty apartament, kush të mban peng me apartament”, tha Berisha në fjalën e tij.
Berisha: A mundet o miq që Altin Dumani që në vitin 2016 ka të deklaruara 3 apartamente me rrogë shteti, ju garantoj ju se një punonjës i ndershëm me rrogë shteti nuk blen dot kurrë më shumë se një garsionere nga vitet 1992 në vitet 2016. Jo, nuk blen dot më shumë.
Kurse Dumani gjendet me 3 apartamente dhe mashtron e thotë se e kam dhuratë. Nga kush e ke dhuratë ti mor? A ka ligje mor? Po ku ka ligj që të lejon të marrësh apartamentin dhuratë o gënjeshtar, o kriminel?
Ku ka ligj? Kush të ka blerë ty me apartamentin, thuaju shqiptarëve?
Kush të ka blerë ty o peng i Edi Ramës, dhe do të dalësh ti.
Altin Dumani, thuaju shqiptarëve, kush të bleu ty apartament, kush të mban peng me apartament?
Shqiptarë, pyesni veten, cili nga ju ka arritur të bëhet me rrogë shteti me tre apartamente, për të kuptuar se çfarë është pengu i Edi Ramës, Altin Dumani apo tjetri me vilë, apo tjetri...
Dhe që marrin 7 mijë euro rrogën. A mund të imagjinoni ju të paguhen kriminelët me taksat tuaja 7 mijë euro rrogën?